Protestë për rrugën në Korçë, qytetarët: Nëse bashkia nuk reagon, braktisim qytetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 20:36
Qendra nga periferia ka një ndryshim si dita me natën në Korçë.
Teksa në qendër janë përqendruar gjithë investimet e bashkisë, pak kilometra më tutje, në lagjet e periferisë banorët vuajnë mungesën e shërbimeve bazike.
Rehabilitimi i kësaj rruge në lagjen e Birrës u premtohet banorëve prej të paktën 30 vitesh. Para çdo fushate elektorale aty nisin punimet, të cilat ndërpriten sapo zgjedhjet përfundojnë.
Në protestën e së dielës banorët kërkuan që taksat e tyre të përkthehen në investime.
Banorët paralajmërojnë se nëse bashkia nuk ndërmerr masa ata do të braktisin qytetin.
Lagjja e Birrës përbëhet nga të paktën 600 shtëpi, banorët e të cilëve janë kthyer vitet fundit nga emigrimi.