Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit këtë të hënë

Orët e para të kësaj të hëne do të karakterizohen nga moti i vranët, i cili do të gjenerohet në reshje shiu në të gjithë vendin.

Moti do të përmirësohet gradualisht në vijim, duke sjellë edhe kthjellime.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të ulën në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur në vlerat 2 deri në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me një shpejtësi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim 4 ballë.