"Paqe" mes Hysajt dhe Gjimshitit në Kupën e Italisë. Notat për dy kuqezinjtë

Napoli dhe Atalanta lënë gjithçka të hapur për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë pasi përballja e parë mes tyre në stadiumin "Diego Armando Maradona" u mbyll në barazim pa gola.

Derbin kuqezi mes Hysajt dhe Gjimshitit të dy titullarë nuk e fitoi asnjëri, ndërkohë që qëndroi për 90 minuta në stol Amir Rrahmani.

NOTAT PËR DY FUTBOLLISTËT E KOMBËTARES

Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti ishin titullarë në aktin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mes Napolit dhe Atalantës që përfundoi në barazim 0-0.

Si shkodrani ashtu edhe kosovari, realizuan paraqitje tepër dinjitoze, duke qenë ndër më të dalluarit në fushë. Hysaj ndryshe nga herët e tjera, në sfidën e sotme u aktivizua në krahun e majtë në skemën 3-5-2 që trajneri Gattuso aplikoi.

Ai u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 2 nga 3 duelet gjatë ndeshjes.

Një statistikë pozitive ishte edhe pjesa e pasimeve të sakta që rezultoi plot 79%.

Ndërkohë mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Berat Gjimshiti, mori notë më të lartë se Hysaj nga “Sofa Score”.

Vlerësimi për të ishte 7.9, duke u konfirmuar si lider në repartin difensiv të zikaltërve. 27-vjeçari fitoi 7 nga 9 duelet me kundërshtarët.

PËRMBLEDHJA E NDESHJES:

Gjysmëfinalja e kthimit luhet më 10 shkurt, në Bergamo.