Ora News në Obot, fshati prej javësh i kthyer në ishull, varka i vetmi mjet lëvizës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2021, 12:21
Oboti është fshati më i prekur nga përmbytjet në bashkinë e Shkodrës.
Prej më shumë se tre javësh rruga e fshatit është e pakalueshme nga mjetet e ulta dhe varkat janë mundësia e vetme për të lëvizur banorët e zonës.
Gazetari Ora News Bepin Kolvataj ndoqi një monitorim të situatës brenda fshatit me mjetet e forcave të amatosura.
Sipas të dhënave niveli i ujit në disa zona arrin deri në 1.2 metra.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Pamjet tregojnë se shumë banesa janë të rrethuara nga uji, ndërsa banorët kanë shqetësim bazën ushqimore për gjënë e gjallë.
