Pamje të rralla/ Ja si lëviz orteku i borës në Tropojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2021, 11:58
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook pamje të rralla nga një ortek bore në rrethin e Tropojës.
Bëhet fjalë për majën e Radeshës, mes fshatrave Gosturan dhe Zhenaj.
“Pamje e rrallë: Orteku i borës zbret nga maja e Radeshës midis fshatrave Gosturan-Zhenaj, Tropojë”, shkruan Berisha.
Prej disa ditësh, rrethi i Tropojës ashtu si gjithë veriu i vendit është përfshirë nga një valë e të ftohtit me temperatura nën zero, me reshje të dendura bore dhe ngrica. Ndërkohë ditën e sotme është vënë re një rritje e temperaturave.