U arrestua sërish para dy ditësh, gjykata le në burg 30-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Riljon Lalën, 30-vjeçarin i cili u arratis nga ambientet e Komisariatit nr.1 në Tiranë, në ditët e para të janarit.

Lala u arrestua  në zonën e Ali Demit, në fillim të janarit, pasi gjatë një kontrolli iu gjend një armë me vete. Por në momentin që ai po shoqërohej për në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë i riu u shpëtoi nga duart policëve që po e shoqëronin  duke u arratisur.

Për rreth një muaj ai u fsheh në një banesë të marrë me qira në zonën e Ali Demit.

Por, ai u lokalizua nga policia dhe pasditen e kësaj të hëne u vu në pranga. Përpara gjykatës ai nuk ka thënë asnjë fjalë, ndërsa togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", pa afat për "armëmbajtje pa leje".

Lexo edhe:

U arratis nga komisariati, kapet Riljon Lala, policia zbuloi banesën ku ishte fshehur