Përmbytjet, ja si paraqitet situata në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

Prej ditësh moti i keq dhe shirat e dendur kanë sjellë probleme të shumta dhe kanë rënduar situatën në pjesën veriore të vendit tonë e cila ndodhet ende nën ujë.

Reshjet e shiut janë tërhequr gjatë mbrëmjes së djeshme në këto zona duke i lënë radhën sot një moti të qëndrueshëm dhe me diell.

Qarku i Lezhës aktualisht ka nën ujë rreth 650 hektarë tokë bujqësore

Bashkia Lezhë- Në ish kënetë Torovicë janë rreth 600 hektarë tokë nën ujë.

Bashkia Kurbin- Në ish kënetën Gjorm, janë rreth 50 hektarë tokë nën ujë.
-Lumenjtë, kanalet e ujërave të larta ato të dyta dhe të treta, janë në nivelin e ujërave në kuotat normale.
-Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave, niveli i ujërave në kolektorët dhe basenet e tyre, janë në kuota normale.
-Rezervuarët nuk paraqesin problem, janë në monitorim.
-Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vazhdon normalisht.
-Rrugët nacionale, dhe rurale janë të kalueshme pa problem.
-Strukturat e Emergjencave Civile, janë në ndjekje të situatës në terren.

Qarku i Shkodrës vazhdon të ketë nën ujë mijëra hektarë tokë prej disa javësh.
Hidrometri në Dajç është në kuotën 6.59 m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10 cm
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës është në kuotën 8.93 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.
Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 3765 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 745 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 2725 Ha
  3. Grurë 160 Ha
  4. Bimë Dekorative 92 Ha
  5. Pemtore 40 Ha
  6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e pa kalueshme për mjetet e ulta dhe banorët.
  2. Kalohet vetëm me mjete të larta.
  3. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
  4. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  5. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  6. Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
  7. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
    • Tokë e pakultivuar 220 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
    • Grurë 45 Ha
    • Pemtore 35 Ha
    • Bimë dekorative 7 Ha
    • Sera 3 Ha Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 310 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
• Grurë 95 Ha
• Bimë dekorative 85 Ha

  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
  2. 136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
  3. Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
  4. Ka prezencë uji 30 cm në rrugen Belaj- Pentar.
  5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
  6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha. Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
• Te pakultivuara 50 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 250 Ha
• Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 135 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
• Pemtore 5 Ha

Qarku i Durrësit paraqet një përmirësim të motit dhe të situatës së përmbytjeve.
Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka patur reshje shiu dhe moti i favorshëm ka bërë të mundur që uji të tërhiqet nga tokat e përmbytura. Lumi Erzen dhe Ishëm janë në shtratin e tyre dhe nuk paraqesin probleme.
Bashkia Durrës
Në Sukth rreth 55 hektarë tokë janë nën ujë .
Në Katundin e Ri rreth 5 hektarë tokë janë nën ujë.

Bashkia Krujë
Në fshatin Bubq janë rreth 100 hektarë tokë nën ujë
Në fshatin Thumanë janë rreth 50 hektarë tokë të përmbytura.

Bashkia Shijak ka rreth 3 hektarë tokë të përmbytura. Ka një përmirësim të situatës, uji ka filluar të tërhiqet nga tokat e përmbytura.

Qarku Shijak ka rreth 208 hektarë tokë të përmbytura.Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë.
Niveli i ujit ne hidrovorin e Porto-Romanes është -60 cm nga pika kritike.
Rrugët janë të hapura dhe pa probleme, përveç rrugës së fshatit Perlat e cila sot do të fuksionojë normalisht .
Rezervuarët vazhdojnë të shkarkojnë ujë, për të pasur nivele mesatare.
Në Durrës dhe Shijak ka një kufizim të ujit të pijshëm .