LSI për Arsimin/ Kryemadhi: Reformë tërësore që e ardhmja e të rinjve të jetë këtu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2021, 09:06
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook” shkruan se LSI ka prioritet absolut, arsimin.
Sipas Kryemadhit, LSI ka një plan të qartë për të ndërlidhur arsimin me punësimin e të rinjve.
"Investimi më i rëndësishëm që mund të bëjë shoqëria jonë për të sotmen dhe të ardhmen, është investimi në arsim.Prandaj programi ynë bazohet mbi këtë themel solid që përgatit qytetarë të mirë, profesionistë që kanë besim tek Shqipëria dhe tek e ardhmja e saj", shkruan Kryemadhi në video-postimin e saj.