"Shumë mall për ty mik i shtrenjtë"/ Meta përkujton Dritëro Agollin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2021, 10:08
Presidenti i Republikës Ilir Meta përkujton në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin dhe politikanin e njohur Dritëro Agolli.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit i thur elozhe shkrimtarit nga Devolli
Ilir Meta: Dritëroi ynë i madh dhe i paharruar dritëron përjetë në çdo varg, libër, mesazh e këshillë të mençur, që na la trashëgim të gjithëve.
Me rrënjët e thella në popull, shprehës i fuqishëm i shpirtit të shqiptarit të thjeshtë, të ndershëm, punëtor e patriot, Dritëroi do të jetë gjithmonë pranë nesh me idetë e tij të vyera në letërsi, art dhe politikë.
Shumë mall për ty mik i shtrenjtë, që na mungon kaq shumë!
Dritëro Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në moshën 85-vjeçare.