Albanese: Në Shqipëri duhet të ndërhyjnë prokurorët sepse hetimet janë të hapura
Në një intervistë për gazetaren Alba Kepi, të transmetuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari investigativ Michele Albanese u shpreh se në Shqipëri duhet të ndërhyjnë prokurorët shqiptarë, njerëzit e lirë dhe gazetarët sepse hetimet janë të hapura lidhur me përgjimet e autoriteteve italiane.
Alba Kepi; Po e mbyll me një pyetje që ma bëjnë sot të gjithë e është sikur të gjithë presin vetëm nga Italia, nga prokurorët e Kalabrias. A po vazhdojnë hetimet e këtij megaoperacioni?
Michele Albanese; Prokuroria e Katanzaros e Reggio Calabrias prej vitesh po përpiqen të bëjnë diçka. Por të vetëm nuk mund të ndërhyjnë në Shqipëri. Në Shqipëri duhet të ndërhyjnë prokurorët shqiptarë, njerëzit e lirë shqiptarë, gazetarët e lirë shqiptarë. Hetimet janë të hapura e nuk duhet të mendojnë se ja hodhën, e shpresoj të prodhojnë rezultate të mëtejshme e që të zbardhin se përgjegjësitë janë më lartë, korruptive, e që e bën mjaft të rëndësishëm këtë operacion.