Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës: Gjykata liron të akuzuarin tjetër, në qeli vetëm kopshtari

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia një Leonard Hajrin, një nga të dyshuarit për vrasjen e Jan Prengës, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje", ndërsa i dyshuari tjetër Olsi Turja nga qelia është lënë në "arrest shtëpie".

Tashmë për këtë ngjarje ka mbetur në burg vetëm kopshtari i kompleksit "Golden", Festim Bexhdili.

Ndërsa në kërkim janë ende Altin Hajri dhe Gentian Doçin.

Një ditë më parë GJKKO la të lirë edhe Ardian Doçajn edhe ky i dyshuar si pjesmarrës në krim.

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u arrestua edhe Bajram Hajri, por ai u la i lirë në pranverë të 2020.

Të akuzuarit u arrestuan me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, por të gjithëve u janë ndryshuar masat me “detyrim paraqitje apo arrest shtëpie.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur.

Policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij ne kompleksin Goldendhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Doçaj.

Prenga mendohet se u ekzekutua me urdhër për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj, ndërsa në pranverë të 2020 Bajram Hajri.

Jan Prenga u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 Janar 2020 dhe më pas u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se është dhunuar derisa humbi jetën.

Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, ndaj kërkimet përgjatë gjithë vitit janë përqendruar në këtë zonë por pa ndonjë rezultat konkret.