"Paga mbi 700 euro për arsimtarët dhe mbi 900 euro për pedagogët" Programi për arsimin dhe premtimet e PD-së

Pas ekonomisë dhe shëndetësisë, Partia Demokratike, prezantoi programin për arsimin, ku zotohet se nuk do të ketë mësues me pagë më të vogël se 700 euro.  Ky zotim pritet, sipas Partisë Demokratike, do të realizohet brenda mandatit të parë.

"Unë jam këtu për tju garantuar se gjërat mund dhe do të ndryshojnë e se bashkë do të arrijmë ta sjellim këtë ndryshim”

Pjesë e projektit për rritjen e pagave janë edhe pedagogët, ku parashikohet një rritje deri në 50 përqind.

“Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve deri në fund të mandatit të parë. Asnjë mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Do të rrisim pagat me 50%, garantojmë pedagogët për paga 900 Euro/muaj, profesorët paga  1300 Euro” u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, tha se arsimi do të jetë proritet, ndërsa garantoi se tekstet shkollore për arsimin parauniversitar do të jenë falas.

“Brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën 1 tablet apo kompjuter në shtëpi. Ne do të arsimojmë çdo fëmijë, pavarësisht statusit të tyre social, ekonomik apo aftësive të kufizuara.”

Lulzim Basha, tha se program “Shqipëria fiton”, garanton një arsim cilësor   duke premtuar se anjë nxënës nuk do të lihet pas dore e të diskriminohet.

Parashikohet  bursë e plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë.

Në program parashikohen gjithashtu praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve.

Hartimin  një program arsimor modern, përmes të cilit do t'u jap  mundësinë të rinjve  që duan një profesion, ta mësojnë atë gjatë periudhës së arsimit të mesëm. 

Investim  tek studentët e  shkëlqyer duke i çuar ata në universitetet më të mira të botës, si dhe duke mbështetur programin Brain Gain (Përfitimi i Mendjeve) si dhe grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike.

https://youtu.be/Or1VaLpkBqM