Albanese: Shqipëria nënvlerëson çështjen e narkotrafikut, futen shumë para, e pamundur të mos mbajnë "erë"

Për gazetari investigativ Michele Albanese, hetime të rëndësishme ndaj narkotrafikantëve shqiptarë, apo të përfshirjes së krimit të organizuar shqiptar në sektorin e drogës dhe pastrimit të parave nuk janë kryer në Shqipëri.

Përmes një interviste për gazetaren Alba Kepi, të transmetuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ai u shpreh se në Shqipëri e gjitha kjo nënvleftësohet, pasi mbërrijnë kaq sasi të mëdha likuiditeti ilegal sa është e pamundur paratë të mos mbajnë "erë". 

Alba Kepi: Nuk është hera e parë, por veçanërisht në këtë operacion u shfaq një mosbashkëpunim mes Antimafias italiane e autoriteteve kompetente shqiptare. Qe e qëllimshme, apo shfaqje mosbesimi, mosbashkëpunimi?

Michele Albanese: Shumë gjëra që janë zbardhur mbi kriminalitetin shqiptar nuk janë zbuluar në Shqipëri, por nga prokurorët italianë, nga prokurorët kalabrezë apo nga ata të rajoneve të tjera italiane. Hetime të rëndësishme ndaj narkotrafikantëve shqiptarë, apo të përfshirjes së krimit të organizuar shqiptarë në këtë sektor kaq fitimprurës nuk janë kryer në Shqipëri.

Janë prokurorët italianë që arrestojnë kriminelë shqiptarë që kanë kontakte me kriminelë italianë  e jo prokurorë shqiptarë që në mënyrë autonome zbardhin realitete të tilla. E kjo është prokupuese e do të thotë se në Shqipëri e gjitha kjo nënvleftësohet, pasi mbërrijnë kaq sasi të mëdha likuiditeti ilegal sa është e pamundur paratë të mos mbajnë "erë".  Unë shpresoj që prokuroria, të sensibilizohet nga një informacion më i pasur e më kurajoz.

Albanese:  Përgjimet në Itali zbardhën një nivel të lartë korrupsioni në Shqipëri

Po ashtu, Michele Albanese u shpreh se përgjimet e operacionit "Basso Profilo" zbardhën një nivel të lartë korrupsioni në Shqipëri.

Michele Albanese: Përgjimet e këtij operacioni zbardhën një nivel të lartë korrupsioni në Shqipëri. Por nëse në Shqipëri nuk ka një sensibilitet ndaj ç'ka po ndodh, ndaj risqeve që sjell, nuk do mjaftojnë hetimet italiane për të zbardhur çfarë po ndodh. Uroj që Shqipëria të ketë një zgjim të dinjitetit. E përsëris disa herë; shumë duhet të bëjnë gazetarin, shumë duhet të bëjnë gazetarin, shumë duhet të bëjnë gazetarin, gazetarin investagativ. Pa gazetarin kurajoz që rrëfen të vetveten, e që informon drejtë qytetarin shqiptar, askush nuk do të fitoj koshiencën e asaj ç'ka po ndodh. Media është qeni i rojës së demokracisë, media e lirë e kurajoze. 

https://youtu.be/SiMcjAmsHDs