Albanese: Nuk kam parë hetim nga prokurorët tuaj për lidhjen e Ndranghetas me kriminalitetin shqiptar
Për gazetari investigativ Michele Albanese, është e çuditshme që nuk ka parë asnjë hetim nga prokurorët shqiptarë që të zbardhin ndërthurje të çuditshme mes Ndranghetas e kriminaliteti shqiptar.
Përmes një interviste për gazetaren Alba Kepi, të transmetuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ai u shpreh se gazetarët shqiptarë duhet të merren më shumë me këto tematika, nëse duan të mirën e vendit të tyre, për të mirën e demokracisë.
Michele Albanese: Shqipëria është një vend i brishtë. Sa sipërmarrës italianë pranë Ndranghetas kanë investuar në Shqipëri?! E këtu krijohen sinergjitë e nuk kam parë asnjë hetim nga prokurorët shqiptarë që të zbardhin këto ndërthurje të çuditshme mes Ndranghetas e kriminaliteti shqiptar. Kolegët gazetarë shqiptarë duhet të merren më shumë me këto tematika, nëse duan të mirën e vendit të tyre, për të mirën e demokracisë, për lirinë e qytetarëve e të informacionit. Sa më i lirë është informacioni, sa më shumë merret me këto tema, aq i jepet një shërbim thelbësor lirisë së qytetarëve.