Gjysmëfinalja e Kupës/ CR7 merr për dore Juven, dopietë ndaj Inter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2021, 22:48
Super derbi i shumëpritur italian Inter-Juventus është mbyllur me fitoren e Zonjës së Vjetër.
Përballja në fushën e blertë ka përfunduar me rezultatin 1-2 në “San Siro”.
Me shumë raste të humbura dhe ndërrime pafund lojtarësh, Juventus ka arritur “të hakmerret” ndaj zikaltërve.
Golat janë realizuar nga Laurato Martinez në minutën e 9 për Interin. Fitoren Juventusit ia ka dhuruar Cristiano Ronaldo me dopietën e tij, duke prekur rrjetën në minutat 26 dhe 34.
Juventus ka fituar kështu ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë.