VIDEO/ Tirana fiton në Fier, Laçi "macja e zezë" e Teutës

Laçi konfirmohet “mace e zezë” për Teutën.

Ekipi durrsak nuk ia doli të kthehet me pikë nga transferta kurbinase, pasi u mposht me rezultatin 1-0, falë golit të Mentor Mazrekajt, që sikurse me Tiranën një javë më parë i dhuron tri pikë të çmuara ekipit të tij.

Goli që vendosi takimin u shënua në minutën 35-të nga Mentor Mazrekaj, që përfitoi nga një tjetër “dhuratë” e mbrojtjes së Teutës, duke mposhtur portierin Frashëri.

Skuadra e Shpëtim Duros barazon me pikë Teutën, madje e lë pas me golaverazh më të mirë, duke u kthyer mes pretendentëve për titullin.

Fitore minimale edhe për Tiranën, e cila mposhti në "Loni Papuçiu" Apoloninë vendase.

Golin vendimtar të ndeshjes e shënoi Seferi në minutën e 76.

Në 16:45 luhet në "Elbasan Arena" kryendeshja e kësaj jave, Partizani-Vllaznia.