VIDEO/ Lazio hakmerret ndaj Atalantas, Muriqi shënon sërish
Pak ditë pasi e eleminoi në Kupë, Lazio hakmarret ndaj Atalantas.
Skuadra e Simone Inzaghit i ktheu reston duke e mposhtur në kampionat me rezultatin e pastër 1-3 brenda në Bergamo.
Fitorja e 5-të radhazi kjo për bardhekaltrit në kampionat, të cilët u ngjitën në vendin e 5-të me 37 pikë, duke parakaluar pikërisht Atalantën e Gasperinit në renditje.
Ndeshjen e hapi një “perlë” e Marusiç direkt në minutën e 3-të, duke e mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh.
Në të dytën Lazio gjeti edhe golin e dytë me Joaquin Correan në minutën e 51-të. Atalanta u mundua të rikthehet në lojë me një gol të Pasaliç në minutën e 79-të.
Për t’i dhënë goditjen e fundit bergamaskëve mendoi Vedat Muriqi, i cili vulosi fitoren e romanëve ndaj Gjimshitit me shokë me një gol të thjeshtë pas asistit të Pereiras, vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë në fushë.
Përmbledhja e ndeshjes: