Uzuni: Në kombëtare, partneri ideal Cikalleshi, Manaj dhe Balaj
Myrto Uzuni po kalon një moment pozitiv në kampionatin hunagerez duke ndihmuar ekipin te marrë rezultate pozitive, në harkun e 7 ditëve ai ka shënuar 3 gola ne 3 ndeshje.
Në një intervistë për emisionin "Sport Magazine" në Ora News sulmuesi beratas zbuloi se stërvitet 3-4 orë në ditë, dhe i studion përpara çdo ndeshje kundërshtarët.
Nëse tek Ferenvaroshi ka dhuruar paraqitje mjaft të mira, në ekipin kombëtar Uzuni nuk e ka gjetur veten. I pyetur për rolin e preferuar dhe partnerin ideal në sulm, ai u shpreh.
"Për kombëtaren unë jam në dispozicion kudo që trajneri të më vendosë pasi ato janë zgjedhje të tij dhe përgjegjësitë i ka trajneri. Nëse mua më jepet mundësia të luaj mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë, kudo që trajneri të vendosë unë do të jap maksimumin tim. Por realisht në fushë ndihem mirë me skemën 4-2-3-1 ose 4-3-3 që mund të luaj si sulmues. Në sulm kemi lojtarë shumë të mirë. Me Cikalleshin, Manaj dhe Balaj përshtatem pasi ata janë lojtarë më me fizik, kurse unë jam më teknik dhe i shpejtë."
Myrto Uzuni ka shënuar në këtë sezon 8 gola dhe ka dhënë 4 asiste mes kampionati hungarez dhe Champions League.
LEXO EDHE
Uzuni: Stërvitem 4 orë në ditë, i studioj kundërshtarët para çdo ndeshje