Ndryshime rrënjësore te Skënderbeu, largohet trajneri Julian Ahmataj

Julian Ahmataj është larguar nga posti si trajner i Skënderbeut.

Lajmin e ka bërë më dije vetë skuadra korçare, teksa ka njoftuar se ndarja ka qenë me mirëkuptim.

Sakaq ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë rolin e tij në stolin e ujqërve të dëborës.

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”

Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!

Me Respekt,

KF Skënderbeu", njofton skuadra.