Dy kartona të kuq por asnjë gol/ Vllaznia mban larg Partizanin
Partizani-Vllaznia ishte supersfida që mbylli siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore.
E luajtur në "Elbasan Arena", sfida mes dy pretendentëve pët titull u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, në minutat e fundit, Partizani i Ilir Dajës nuk arriti të gjente golin e avantazhit, ku në disa raste pengesë u bë edhe balta e krijuar përpara portës së Zogoviç, duke penguar topin që të shkojë në rrjetë. Rreshjet e shiut nuk pushuan për asnjë çast teksa luhej kjo përballje.
Të dyja skuadrat e mbyllën lojën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Bitrit dhe Krymit, pas një zënke të shkurtës mes tyre brenda zonës, në minutën e 60-të.
Një triumf i skuadrës së Ilir Dajës ndaj Vllaznisë do ta ngushtonte në 6 pikë diferencën mes këtyre 2 ekipeve.

Rezultatet e javës së 17:
Kastrioti 1-0 Bylis
Skënderbeu 0-4 Kukësi
Laçi 1-0 Teuta
Apolonia 0-1 Tirana
Partizani 0-0 Vllaznia
Lexo edhe:
VIDEO/ Tirana fiton në Fier, Laçi “macja e zezë” e Teutës