Dopietë e Salah, asist i Shaqirit/ Pas Tottenham, Liverpool mposht edhe West Ham

Tjetër fitore për Liverpoolin e Jurgen Klopp në kampionat që mori suksesin e dytë radhazi duke ruajtur kontaktet me kreun e klasifikimit që mbahet nga Manchester City. Kampionët e Anglisë ndalën hovin e West Ham që në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet kishte pësuar vetëm një humbje dhe vinte nga 6 fitore rresht.

"The Reds" triumfuan brenda në Londër me rezultatin 1-3 në një sfidë të dominuar nga Liverpooli.

Pas një pjese të parë pa gola, Liverpool e zgjidhi ndeshjen në fraksionin e dytë falë sulmuesit egjiptian Mohammed Salah i cili shënoi dy herë në harkun e 11 minutave, në të 57-ën dhe 68-ën duke i çuar shifrat në 0-2.

Fitoren e kampionëve të Anglisë e vulosi goli i Wijnaldum në minutën e 84-t, ndërsa që në të 87-ën West Ham shënoi golin e nderit me Dawson.

Me këtë fitore skuadra e Jurgen Klopp u ngjit në vendin e 3-të në kuotën e 40 pikëve.