Stadiumi i Kavajës i harruar, delet kullosin në fushën që dikur është shkruar historia
E pabesueshme por e vërtetë.
Delet kullosin për 7 palë qejfe në stadiumin e Kavajës. Pamjet nga gjendja skandaloze e fushës së stadiumit i denoncoi ish-futbollisti i kombëtares Andi Lila.
Në fakt delet duken në stadium si një ekip futbolli që bëjnë stërvitje, por ato thjesht janë duke kullotur në një fushë ku për fat të keq edhe bari është me pakicë.
Stadiumi i Kavajës është totalisht jashtë funksionit dhe ekipi i zhvillon ndeshjet në Luz.
Lila ka denoncuar gjendjen e stadiumit “Besa”, i cili ka prodhuar kampionë të mëdhenj si: Bajaziti, Cikalleshi, Rrica, Shkurti, Rakli, Biturku dhe Duro, e shumë e shumë lojtarë të tjerë që kanë nderuar fanellën e Besës së Kavajës.
Por menaxhimi i Bashkisë së Kavajës sot është jashtë çdo standardi.
“Ne e lamë me djersë këtë fushë, sot e lajnë delet”, shkruan Andi Lila.
