VIDEO/ Mbrëmje kuqezi në Turqi, gola dhe festë me shqiponjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2021, 07:29
Tre ish-lojtarët e Kukësit, Eduart Rroca, Valon Ethemi dhe Kristal Abazaj, bëjnë “ligjin” në Ligën e Parë turke.
Të 3 këta futbollistë kanë qenë protagonistë në fitoren 3-1 të Istanbulsporit ndaj Altaj. Rroca ishte protagonist në dy gola, duke shënuar të parin e sfidës dhe duke dhënë asistin te goli i dytë i shënuar nga Ethemi.
Nuk mund të mungonte Abazaj, i cili dha asistin te goli i fundit i ndeshjes, që vulosi fitoren e Istanbulsporit.
Padyshim lojtari i ndeshjes është zgjedhur Rroca, i cili nga Sofascore vlerësohet me notën 8.1.
Notë pozitive edhe për dy lojtarët e tjerë, me Ethemin që vlerësohet me notën 7.1, ndërsa Abazaj vlerësohet me notën 7.