10 çmenduritë që mund të blejë Messi me 264 eurot që fiton në minutë
Rroga faranoike e Lionel Messit te Barcelona, por edhe kontrata 4-vjeçare e tij që arrin në mbi 555 milionë euro, kanë bërë mediat që të shfrenojnë fantazinë dhe të mendojnë se çfarë mund të blejë ylli argjentinas me atë shumë parash.
Gazeta madrilene “MARCA” shkruan se me kaq shumë të ardhura, kapiteni i Argjentinës mund të blejë patjetër shtëpinë më të shtrenjtë dhe më luksoze në botë, e cila kushton 430 milionë euro.
Ndodhet në Los Angeles dhe ka 9.290 metra katrorë, 20 dhoma, 20 tualete, servise të ndryshme, pishina dhe gjithçka tjetër.

Messi gjithashtu mund të blejë edhe jahtin më luksoz në botë, “El Azzam”. Ai kushton 510 milionë euro dhe është në pronësi të sheikut Jalifa bin Zajed Al Nahaja, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me atë kontratë, “Pleshti” mund të blejë dy herë ishullin më të shtrenjtë në botë, i cili ndodhet në Panama. Vlera e tij është mes 200 dhe 260 milionë eurove.

Gjithashtu, mund të ketë avionin më të shtrenjtë në botë, por mund të blejë vetëm gjysmën e avionit luftarak. Ai kushton 1.2 miliard euro.

Kapiteni i Barcelonës me kontratën 4-vjeçare mund të blejë 9 diamante nga më të shtrenjtit në botë, gjysmën e Grenlandës. Kjo e fundit nuk është në shitje pas një vendimi të marrë nga qeveria vendëse.

Messi mund të blejë gjithashtu 35 Bugatti, ku vlera e njërës prej tyre është 15 milionë euro.

6 herë fituesi i “Topit të Artë” mund të blejë 185 shishe tekila, ku njëra prej tyre kushton 3.5 milionë euro dhe konsiderohet si një nga pijet alkoolike më të shtrenjta.

Argjentinasi mund të blejë edhe pikturën e Da Vincit "Krishti si Shpëtimtari i Botës". Ajo daton rreth vitit 1500 ndërsa u shit në një ankand në 15 nëntor 2017 për 450 milion dollarë duke u bërë piktura më të shtrenjtë në histori.
Lexo edhe:
Kaos te Barça/ Gazeta publikon kontratën 555 milionë euroshe të Messit, klubi kërcënon me gjyq
/a.r,OraNews