BOOM: U shpenzuan miliona euro, dështon projekti i klasave dixhitale

Në vitin 2015, kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e klasave inteligjente  dhe shkollave dixhitale, ku do të përfshiheshin 60 gjimnaze të vendit.

Emisioni "BOOM" në Rtv Ora bëri një vëzhgim në disa nga gjimnazet e Tiranës për të parë nëse vërtetë u zbatua projekti, apo jo?

Sot pas 5 vitesh, nxënësit nuk bëjnë mësim me tableta, s’ka as projektore, as wireless dhe as regjistra dixhitale.

Platorma online “Akademia.al”, ka probleme teknike dhe nxënësit nuk futen dot në të për të zhvilluar mësimin.

Ndodh dhe qe mesuesit të zgjedhin platforma të tjera, si aplikacioni “whatsapp”, që nuk rezulton efektiv për nxënësit.

Shumica e mësuesve janë të paaftë për të përdorur platformat online.