Ekskluzive/ Gahler: Shqipëria e vonuar me negociatat, qeveria të bëjë punën e saj për integrimin
Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Michael Gahler, Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme u shpreh se nëse shohim kalendarin vendi ynë është me vonesë me negociatat, pasi duhet të kishin filluar qysh vitin e kaluar.
Gahler: Nëse shohim kalendarin jemi me vonese me negociatat, pasi duhet të kishin filluar qysh vitin e kaluar. Kemi situatë të vështirë dhe mund të humbasim kohë. Unë dua që Shqipëria dhe Maqedonia të jenë pjesë e BE-së, prandaj vendosja që t'i kujtoja qeverisë për punën që duhet të bëjnë për t'u futur në shina për integrimin. Nuk ishte për çështje fajësimi.
Mendoj se ka disa gjëra që duhen marrë parasysh, sidomos për politikën e brendshme. Agjenda për negociata është e njëjtë. Duhet një konsensus për anëtarësim mes partive. Më vjen keq që ka një konfrontim të brendshëm mes partive. Mes kushteve të vëna, për mua një ndër pikat kyçe është reforma elektorale. Nuk mund të bëhet që të fitojë një parti me një variant.
Gahler do të flasë për statusin e tij të disa ditëve më parë, ku shprehu hapur qëndrimet e tij për Shqipërinë, duke argumentuar të gjitha shqetësimet e ngritura në të.
Kjo intervistë bëhet disa orë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi BE dhe vetë zotin Gahler.