Liberalizimi i vizave, Krasniqi: BE po shantazhon Kosovën për marrëveshjen me Serbinë
Gazetari nga Kosova, Uran Krasniqi në një intervistë për Ora Neës ka dënuar sulmin që simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, i bënë ekipit të LVV.
I pyetur për faktin se çfarë e pengon Kosovën që të ketë viza të lira, Krasniqi ka thënë se BE po e shantazhon vendin me këtë pikë për të arritur marrëveshjen me Serbinë.
Krasniqi: Interpretimet janë të ndryshme. Plotësimi i kushteve dhe mosplotësimi i kushteve... Mirëpo duke e parë këtë gjendje, unë personalisht e kam një mendim që BE me çështjen e liberalizimit të vizave, kërcënon Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
Si paraqitet situata politike në vend?
Krasniqi: Ne akoma jemi në fazën e fushatës, ku partitë politike shkojnë nga një vend në një vend tjetër. Mbrëmë ka pasur disa incidente, janë sinjale jo të mira. Disa simpatizantë të PDK kanë fishkëllyer dhe kanë gjuajtur me vezë në drejtim të ekipit të Vetëvendosjes që ka qenë atje. Nuk janë sinjale të mira. Gjatë fushatave nuk mendoj se kanë ndodhur gjëra të tilla ndonjëherë, mirëpo kur institucionet kanë mbajtur aktivitete të ndryshme ka pasur raste, kur simpatizantë të LVV kanë hedhur vezë në drejtim të zyrtarëve institucionalë.
Intervista në studio për gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Tea Islamaj.