Incidenti me Kurtin dhe Osmanin në Mitrovicë, Vuçiç: Provokim ndaj serbëve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë për shkak të zgjedhjeve ku paralajmëroi provokime në veri të vendi.

Vuçiç, para takimit me homologun francez, Emmanuel Macron, foli rreth vizitës së realizuar në Mitrovicën e Veirut të presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilat i cilësoi si provokime ndaj serbëve.

“Tani ka histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka falenderuar serbët për reagimin e tyre të përmbajtur gjatë mbërritjes së politikanëve shqiptarë në veri dhe vuri në dukje se “Ne duhet të ruajmë paqen”.

Ju erdhët te serbët për t’i poshtëruar, fyer ata dhe për t’u thënë serbëve kjo nuk është e juaja, kjo është e jona. Serbët abstenuan dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte asnjë dhunë fizike. Falënderoj ata për përmbajtjen e tyre. Ne duhet të ruajmë stabilitetin jo sepse “Ne jemi më të dobët, sesa paqja dhe stabiliteti na përshtaten më shumë, sepse Serbia po ec më shpejt se kurrë. As marrëdhëniet rajonale dhe as bota nuk kanë ndryshuar kaq shpejt”, është shprehur presidenti serb Aleksander Vuçiç.

Lexo edhe:

Kurti dhe Osmani në veri, priten me ofendime dhe sharje nga serbët, incidente dhe gjatë tubimit