"Gëzuar" Kosova dhe Izraeli e festojnë vendosjen marrëdhënieve diplomatike me dolli dhe verë

Është nënshkruar ditën e sotme vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Ndërkohë gjatë ceremonisë virtuale, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi tha se të dyja shtetet po bëjnë histori.

“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush.”

Në ceremoninë virtuale u firmos formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve sipas dakordësisë së arritur në Uashington.

Nga ana tjetër një anëtar tjetër i kabinetit, duke gritur gotën e verës, uroi gëzuar në shqip dhe tha se ka dërguar një shishe verë për ministren në Prishtinë.

"Gëzuar, zonja ministre, shpresoj që ta shijoni verën izraelite që ju dërguam deri në Prishtinë."

Ministri Ashkenazi bëri të ditur se mëngjesin e 1 shkurtit ka miratuar kërkesën e Meliza Haradinaj-Stubllës që Kosova të hapë ambasadën në Jerusalem.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Uashington, më 4 shtator 2020, në prezencën e tashmë ish-presidentit Trump.

Lexo edhe: Kosova dhe Izraeli formalizojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike