Hoti nuk jep detaje kur do hapet Ambasada në Izrael: Thyem bllokadën e njohjeve për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, e cilësoi historike vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Pak minuta pasi u konkretizua njohja e Kosovës nga Izraeli, shefi i ekzekutivit në detyrë tha se me njohjen e sotme Kosova e theu bllokadën e njohjeve për vendin.

Ai theksoi se Kosova tashmë pritet të konsolidohet në arenën ndërkombëtare.

“Me marrëveshjen e sotme kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike shteti i Kosovës konsolidohet në arenën ndërkombëtarë. Konkretizimi që bë sot tregon qartë për rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit të Shtëpisë së Bardhë dhe i shuan gjithë zërat kritik”, tha ai.

Me nota pozitive për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelit u shpreh edhe ministrja në detyrë e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

Edhe pse e quajti historike njohjen nga Izraeli, Kryeministri në detyrë nuk dha detaje se kur pritet të vendoset ambasada e Kosovës në  Jerusalem.