Covid-19 në Kosovë, bie numri i viktimave 24 orët e fundit
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 245 persona dhe kanë humbur jetën 3 persona.
Sipas IKSHPK janë kryer gjithsej 2615 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.810 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.429.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç).
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.