Kurti: Lista e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë
Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes është shprehur se se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.
Në një prononcim për mediat kosovare ai tha se LVV do të fitojë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.
“Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite” - tha Kurti.
Sipas vendimit të Gjykatës Supremes nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë certifikuar për zgjedhje: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi.
Në vendimin e Gjykatës Supreme po ashtu, partive politike iu pamundësua që të zëvendësojnë emrat e kandidatëve që kanë probleme me ligjin me kandidat të rinj.