Kosova dhe Izraeli formalizojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
Këtë të hënë Kosova ka formalizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Për kryeministrin Hoti ky është një hap më shumë në konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Këtë të hënë Kosova dhe Izraeli, në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha gjatë konferencës për medie se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, shteti i Kosovës, shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare duke krijuar miq edhe në Lindjen e Mesme.
Kreu i qeverisë së Kosovës tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit 2020 e arritur në Uashington.
Hoti dhe Haradinaj-Stublla thane se shkëmbimi i ambasadorëve mes dy vendeve do të ndodhë pas përfundimit të procedurave ligjore përkatëse.
LEXO EDHE
Hoti nuk jep detaje kur do hapet Ambasada në Izrael: Thyem bllokadën e njohjeve për Kosovën
“Gëzuar!” Kosova dhe Izraeli e festojnë vendosjen marrëdhënieve diplomatike me dolli dhe verë
Xhaçka: Kosova shtet, një realitet i patjetërsueshëm
