“Do vras veten nëse nuk më do!” Ora News publikon sms-të e të miturës me vajzën që e abuzoi seksualisht
Ora News publikon mesazhet e të resë që akuzohet për abuzim seksual ndaj 15-vjeçares që denoncoi përdhunimin pak ditë më parë në Vorë. Vajza e mitur, e cila dyshohet se është përdhunuar nga 26-vjeçarja Anxhela Shuli e arrestuar pak ditë më parë nga policia e Vorës, ka treguar gjithçka me detaje në polici. E dëmtuara thotë se ngjarja ka ndodhur pas bisedave në rrjetet sociale dhe më pas autorja e abuzimit e ka dërguar në shtëpi, duke kryer akte të turpshme ndaj saj. E mitura ka thënë se si pasojë e tronditjes psikologjike ka ndërprerë edhe frekuentimin e shkollës.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj 26-vjeçares nga Gramshi Anxhela Shuli, e cila u ndalua nga policia dhe prokuroria e Tiranës, me akuzën e “kryerjes së marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitura”.
Vajza akuzohet se ka mashtruar 15-vjeçaren, e cila studionte në një shkollë 9-vjeçare në Vorë, duke e detyruar nëpërmjet presionit psikologjik, që të kryejë marëdhënie seksuale, në banesën e saj në rrugën e Elbasanit.
Në dosjen e siguruar nga Ora News, renditen biseda erotike, të kryera në aplikacionin “Whats app”, ku dallohen qëllimet e Anxhela Shulit për kryerjen e marëdhënies seksuale, me vajzën e mitur.
"Unë të dua ty, unë do të vras veten nëse ti nuk pranon, të kalosh natën me mua”.
Ky është vetëm një nga mesazhet që kanë mbërritur në telefonin e vajzës së mitur, e cila u ka treguar më pas policëve.
Hetuesit kanë administruar edhe shumë mesazhe të tjera erotike, që vajza i dërgonte të miturës 15-vjeçare me inicialet K,M.
Rrëfimi i të dëmtuarës është marrë në prani të nënës së saj, dhe psikologes së shkollës, ku e dëmtuara ka treguar dhe mënyrën se si ishte njohur me vajzën nga Gramshi, Anxhela Shuli.
"Rreth muajit shtator, jam bërë pjesë e një grupi në rrjetin social “Whats App”, ku më ka ftuar një shok i imi. Kam qenë një ditë në këtë grup dhe më pas kam dalë, pasi kishte persona të panjohur. Pasi dola nga grupi, kam marë disa mesazhe private në aplikacion me një vajzë që ishte pjesë e grupit dhe që quhej Anxhela Shuli”-ka thënë minorenia.
Pas shumë bisedave në telefon, vajza 15-vjeçare ka pranuar ta takojë Anxhelën në muajin nëntor 2020, në një kafe në Tiranë.
Takimet kanë vijuar dhe dy herë të tjera, ku siç tregon vajza e mitur në polici, në takimin e tretë, Anxhela ka tentuar ta puthë në buzë pavarësisht refuzimit nga e mitura.
Pas kësaj ngjarje ajo ka refuzuar ta takojë, Anxhela Shulin,por sërisht komunikimi në telefon mes dy vajzave ka vijuar pa ndërprerje.
"Gjatë kësaj periudhe Anxhela më shkruante në telefon, se nëse unë do ta lija apo të vijoja ta refuzoja për ta takuar,ajo do ta vriste veten…”-ka treguar e mitura.
Ajo ka treguar se në këtë mënyrë dhe duke i ardhur keq për të, e mitura ka pranuar ta takojë Anxhela Shulin në banesën e saj, ku nën trysninë psikologjike se do të vetëvritej, e ka detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Pas kësaj ngjarje,15-vjeçarja thotë se nuk ka shkuar në shkollë si pasojë e tronditjes psikologjike që ka pësuar.