“Do çonte LSI për skrap”, Rama: Basha më tradhtoi, unë jo
Gjatë konferencës së sotme për shtyp nga selia e qeverisë, kryeministri Edi Rama nuk harroi komentet për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ai tentoi të krijojë "përçarje" mes kampit opozitar teksa përmendi atë që ai e quajti projekt i përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha.
Edi Rama: “Çuarja për skrap e LSI, praktikisht është një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por I tradhtuar nga Lulzim Basha. Se unë nuk e kam tradhtuar atë projekt. Unë vazhdoj të besoj te ai projekt. Lulzim Basha e ka tradhtuar projektin se ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për të çuar LSI për skrap. Ishte ai që u betua që nuk do të ketë më matrapazllëqe me LSI-në, shpk-ra dhe gjëra të tilla.
Dhe sot është një aksioner në shpk-në e 4 ortakëve, ku ai është ortak minorance në faktikisht se, ortakët e vërtetë janë Saliu dhe Ilir Meta.
LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Unë gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet. Kështu besoj, kam besuar dhe besoj”