Programi i PD, Rama: Si karakteri i Lulit, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore
Në një konferencë për mediat nga selia e kryeministrisë, në krah të ministrit të shtetit për rindërtimit Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama u pyet edhe rreth programit ekomomik të lançuar pak ditë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sipas Ramës, programi i selisë blu nuk vlen të diskutohet pasi është i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.
Duke u ndalur te taksa e sheshtë, një prej pikave kyçe të programit të demokratëve, Rama deklaroi se ky taksim i merr frymën më të varfërve dhe është në favor të të pasurve.
Edi Rama: Në tërësinë e vet programi i PD si karakteri i liderit të |Partisë Demokratike, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe qëllimet tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin edhe më shumë atyre që fitojnë më pak.
Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që dikur quhej taksimi i ndershëm dhe konsiderohet si koncept taksë progresive, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin e moralit shoqëror, qoftë në të ardhura për individët dhe për shtetin.
23% që ju i referoheni, e kam dëgjuar nga shumë, është keqinterpretim në fakt se 23% nuk fillon në atë pikë ku ju u referuat, 1.6. Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitet për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojave. Kjo do të bëhet dhe është koha për ta bërë. Dhe do të bëhet pas asnjë lidhje me fushatën elektorale. Ne nuk duam që fushata të ndikojë në karakterin tonë".