Korsitë e biçikletave në Tiranë, eksperti: Të pastudiuara dhe të rrezikshme
Sfida për uljen e numrit të automjeteve dhe për të rritur përdorimin e biçikletave tashmë në qytetin e Tiranës po aplikohet çdo ditë dhe më shumë. Mirëpo, edhe aksidentet që shkaktohen nga to janë në numër të lartë ku në shumicën e rasteve të shoqëruara me viktima.
Ky fenomen është duke shqetësuar ekspertët dhe piëkrisht kjo pjesë nuk mund të lihej pa u diskutuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ku të ftuar ishin eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, eksperti për aksidentet, Artur Sulçe, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Tonin Gjinaj dhe gazetari i Ora News , Besar Bajraktari.
Sulçe tha se korsitë e biçikletave janë të pastudiuara mirë dhe biçiklisti vendoset përballë një rreziku të madh.
Duke marrë parasysh fluksin e pakët të biçikletave në Tiranë sipas Sulçes korsitë e shumta nuk plotësojnë kriteret e sigurisë rrugore dhe njëkohësisht kanë filluar të bllokojnë fluksin .
"Nuk ka nevojë që të zvogëlohen korsitë dhe të vendosësh në rrezik biçiklistin me korsi të pastudiuara dhe me kryqëzimë pa atë trekëndëshin e dukshmërisë në të cilën biciklisti vendoset në një rrezikshmëri të madhe. Ata që kanë dashur të bëjnë një zhvillim ka qenë e parakoshmë e dyta e pastudiuar mirë dhe e treta, duhet të kuptojmë një gjë për të projektuar një infrastrukturë të re kjo duhet të vijë paralelisht me zhvillimin social të njerëzve.
Nëse ju shikoni me kujdes të shikoni se sa biçiklista lëvizin në Tiranë me gjithë atë korsi është për të qeshur. Ky projekt për bicikleta mund të ishte berë në Shkodër ku lëvizin rreth 18.000 biçikleta. Këtu nuk është kulturë dhe këto që janë bërë shumë kryqëzime nuk plotësojnë kriteret e sigurisë rrugore dhe njëkohësisht kanë filluar të bllokojnë fluksin"