Veprime të turpshme me të miturin, shpallet në kërkim 45-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës shpall në kërkim një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer veprime me një të mitur.

Ngjarja, sipas asaj që informojnë uniformat blu, ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën "3 Dëshmorët", në zonën e Yzberishtit.

Ka qenë vetë 5-vjeçari, i cili u ka rrëfyer prindërve të tij se është ngacmuar seksualisht nga 45-vjeçari, i afërm i familjes.

Policia Tiranë: Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”,  ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur.