Variantet e reja të Covid-19/ Manastirliu: Jemi në një situatë shumë delikate
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në stadiumin 'Air Albania".
Sipas saj, ky proces po vijon mirë dhe se me marrjen e mbi 40 mijë doza brenda shkurtit nga “Pfizer” do të nis edhe procesi i vaksinimit të moshave të thyera nëpër azile.
E pyetur lidhur me praninë e varianteve të reja të Covid-19 në vendin tonë, ministrja u shpreh:
“ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar. Iu bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë”.
Sipas Manastirliut, plani i vaksinimit përfshin gjithë popullatën, duke përjashtuar ata që kanë të shkuar problematike me vaksinat dhe gratë shtatzënë.
Manastirliu vlerësoi se procesi po vijon mirë dhe se me marrjen e mbi 40 mijë dozave brenda shkurtit nga “Pfizer” do të nisë edhe procesi i vaksinimit të moshave të thyera nëpër azile.
Ajo shtoi se ka 3 skenarë lidhur me procesin e vaksinimit, ku më ambiciozi përfshin një periudhë 14-mujore.
Lexo edhe:
Doza e dytë e vaksinës anti-Covid, Rama vaksinohet, mbi 40 mijë doza brenda shkurtit
Fushata e vaksinimit/ Manastirliu: Gjatë javëve në vazhdim presim rreth 40 mijë doza të tjera