Rama merr dozën e dytë të vaksinës, mbi 40 mijë doza brenda shkurtit

Mjekët e spitalit infektiv dhe kryeministri Edi Rama morën dozën e dytë të vaksinës anti-covid pas plotësimit të afatit 21 ditor nga injeksioni i parë.

Shefja e spitalit infektiv Najada Çomo ishte e para që mori dozën e dytë të vaksinës anti covid në fazën e dytë të këtij procesi në vend që u krye sot paradite në ambientet e stadiumit "Air Albania"

Kryeministri Edi Rama premtoi se brenda shkurt pritet që në vend të vijnë rreth 40 mijë doza duke krijuar kështu mundësi vaksinimi për grupet e tjera të riskut.

Rama tha se është i mundur skenari i vaksinimit  brenda 14 muajsh.

Edi Rama: Së treti dje në darkë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që në mes të shkurtit mbërrijnë mbi 10 mijë doza të tjera të parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë edhe mbi 30 mijë doza të tjera, që do të thotë që jemi gati të vaksinojmë të gjithë mjekët dhe infermierët dhe të fillojmë më moshën më të thyer.

"Jemi shumë pranë kontratës me AstraZeneca për një numër dozash që do të vihen në dispozicion. Kemi shumë arsye të jemi optimist që plani ynë për vaksinim në 14 muaj është i mundshëm".

Të vaksinuarit fillimisht duhet të plotësonin një pyetsor për gjendjen shëndetësore gjatë 21 ditëve pas dozës së parë. Temperatura ka qenë një nga efektet anësore të të vaksinuarve.

Jashtë ambienteve të stadiumit ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se pritet që shumë shpejt të hapen edhe pikat e tjera të vaksinimit në Shkodër dhe Vlorë.

Mjeku Tritan Kalo pas injektimit të dozës së dytë i këshilloi të gjithë të jenë vigjilentë ndaj rrezikut të virusit.

Në 11 janar 50 mjekë dhe infermierë ishin të parët që u vaksinuan me dozën e parë. Ata morën të martën dozën e dytë me përjashtim të mjekut Pëllumb Pipero I cili është infektuar me coronaviris pak ditë pasi mori injeksionin e parë.

Atualisht vaksinimit i janë nënshtruar më shumë se 670 mjekë dhe infermierë në vend.

Dozën e parë të vaksinës Rama e mori më datë 11 janar. Në të njëjtën ditë u vaksinua edhe mjeku Pëllumb Pipero, i cili pak ditë më pas do të rezultonte pozitiv në testin e Covid-19, raporton Ora News.

Mbrëmjen e djeshme, në aeroportin "Nënë Tereza" mbërritën 1170 doza të vaksinës anti-Covid, të prodhuara nga kompania Pfizer.

Sipas Ramës, gjatë shkurtit do të mbërrijnë mbi 10 mijë doza të tjera.

https://youtu.be/_wEwaMQFUQw

Lexo edhe:

Momenti kur mbërritën vaksinat në Rinas