Rama merr dozën e dytë të vaksinës

Pak orë pas mbërritjes së vaksinave nga kompania “Pfizer”, kryeministri Edi Rama ka marrë edhe dozën e dytë.

Bashkë me kreun e qeverisë është vaksinuar për të dytën herë edhe drejtuesja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Dr. Najada Çomo.

Bashkë me ta, në ambjentet e stadiumit “Air Albania” do të marrin dozën e dytë të vaksinës edhe mjekë të tjerë.

Duke njoftuar se mbi 10 mijë doza pritet të mbërrijnë brenda shkurtit, Rama tha se është i mundur skenari i vaksinimit brenda 14 muajsh.

Foto: LSA