Tokë bujqësore e përmbytur dhe rrugë të pakalueshme, Shkodra dhe Lezha ende nën pushtetin e ujit
Teksa reshjet e shiut vazhdojnë në të gjithë vendin, Shkodra vijon të vuajë pasojat e përmbytjeve.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë, ndërsa Rruga e Obotit është e pakalueshme edhe të larta.
Në këtë aks niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
Bashkia më e madhe në veri të vendit publikon të dhënat e orëve të fundit sa i përket situatës me përmbytjet në disa prej njësive administrative të saj.
Të dhënat për çdo njësi:
Siperfaqe totale e përmbytur 3585 Ha
1. Tokë e pakultivuar 735 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2565 Ha
3. Grurë 150 Ha
4. Bimë Dekorative 92 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
- Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
- Grurë 45 Ha
- Pemtore 35 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Sera 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 300 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 970 Ha
- Grurë 95 Ha
- Bimë dekorative 85 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
3. 110 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
5. Ka presence uji 20 cm në rrugen Belaj- Pentar.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha. Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- Te pakultivuara 50 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha
- Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 135 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
- Pemtore 5 Ha
Situatë e ngjashme edhe në qarkun e Lezhës ku gjatë orëve të antës ka patur reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente.
Sasia e reshjeve të rëna është rreth 30 mm, ndërsa në shkallë qarku janë rreth 270 ha tokë bujqësore e përmbytur.
-në bashkinë Lezhë, kemi rreth 220 ha, në ish kënetat Torovicë dhe Tresh;
-Lumenjët Drin, Gjadër, Mat e Drojë, kanalet e ujrave të larta ato të dyta dhe të treta, kanë një rritje të nivelit të ujrave në rreth 1 m mbi atë normale, por pa probleme.
-Rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalushme pa problem.
Lexo edhe:
Si kënetë, uji zë vend në Shkodër, ndërhyn ushtria