Merr fund makthi/ E përndiqte prej muajsh, i riu arrestohet pranë banesës së Luana Vjollcës
Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca.
Ai është 29-vjeçari Ajdin Morina, i cili është prangosur nga blutë e kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, Morina, nga Gjakova, kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ku edhe është arrestuar në flagrancë.
Sipas policisë së Tiranës, i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren, ndërsa kjo e fundit e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.
Noftimi i Policisë Tiranë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.