I djegin makinën në oborr, disa të shoqëruar në Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2021, 07:40
Digjet një makinë në fshatin Halil në qytetin e Krujës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në oborrin e banesës së shtetasit B.V.
Automjeti i djegur është i markës "Mercedes Benz", ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ndërkohë janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona.