Deda: Nga Portokallia kanë ikur shumë aktorë, nuk mund ta kenë fajin 15 veta, ai si e nisi edhe e bitisi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 23:40
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori i humorit Julian Deda duke komentuar mbi regjizorin Altin Basha tha se nga Portokallia kanë ikur shumë aktorë.
Sipas Dedës nuk mund ta kenë fajin 15 veta që janë larguar.
Deda: Unë do të bëj vetëm një pyetje: nga Portokallia kanë ikur shumë aktorë. Nuk mund ta kenë fajin 15 veta. Ai sikurse e nisi edhe e bitisi. Tashmë nuk është asgjë.
Lela: Lidhur me aktorët që i janë futur politikës, a mbani mend aktorë që janë më të mirë si politikanë?
Deda: Arben Imami është më i mirë si aktor, unë për flas për ata që kanë qenë si aktorë të mirë. Nuk mbaj mend ndonjë që të ketë shkëlqyer. Varet sa e do, se politika nuk është një profesion për të cilin ti shkollohesh.