Sa kushtuan vaksinat nga Pfizer? Rama: Sekret tregtar, nuk mund t'u japim asnjë të dhënë
Kostoja e 1170 dozave të vaksinës Pfizer të mbërritura mbrëmjen e sotme në vendi tonë do të mbeten sekret.
Kryeminsitri tha se kontrata e Pfizer është e mbuluar nga sekreti tregtar.
Ndërkohë ai tha se këto vaksina do të jenë për infermierët dhe mjekët të cilët tashme e kanë marrë dozën e parë.
Rama: Nuk mund të japim dot kosto sepse siç e keni parë në gjithë botën kontrata e Pfizer është e mbuluar nga sekreti tregtar që gjithësesi me ndihmën e ca qafirave u thye duke bërë një turp. Nuk ka rëndësi, nuk mund tu japim asnjë të dhënë, ajo që keni parë është një draft, copa të një drafti. Kjo është e ndaluar për të gjithë, jo vetëm për ne. Nëse do të gjeni një vend ku çmimi bëhet publik, ne do të jemi vendi i dytë. Nuk ka se është detyrim. Sa i takon faktit se kush do të vaksinohet, do të vazhdojë me mjekët dhe infermierët. Në momentin që do të vijnë dozat e tjera të shkurtit do të vazhdojmë dhe me moshat më të thyera.