Durrësi "noton" në ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 21:53
Reshjet e shiut gjatë pasdites dhe bllokimi i infrastrukturës së kanalizimeve kulluese ka shkaktuar probleme me qarkullimin në Durrës, përkatësisht në Shkozet dhe Xhafzotaj.
Edhe gjatë paradites, pamja e shumë lagjeve të qytetit të Durrësit ishte vetëm ujë.
Reshjet e dendura të shiut në orët e fundit shkaktuan përmbytje të rrugëve kryesore të këtij qyteti
Lagjia 18, zona e stadiumit, Spitalla, por edhe lagje të tjera kanë qenë nën pushtetin e ujit.