VIDEO/ "Klod, këtu më rrezikohet jeta", telefonata e pazakontë në Ora News nga burgu i Reçit

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Ora News.

Një i burgosur nga burgu i sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës ka telefonuar në emisionin “Ora Juaj” të gazetarit Klodi Karaj duke u shprehur se, i rrezikohej jeta.

Sipas tij, për këtë gjë janë njoftuar edhe autoritetet qëndrore por pa marrë asnjë masë.

Ai deklaroi se ishte transferuar në Reç nga një burgu i Fierit.

I burgosuri: “Aleksandër Dara jam. Ju marr nga burgu i Reçit. Kam hyrë në grevë më datë 30 dhjetor për transferim sepse në burg më rrezikohet jeta. Kam marrë drejtorin e burgut dhe më ka thënë do të transferoj në Fier. Kam ndejt në grevë 18 ditë.

Klodi Karaj: Ku keni qenë më parë?

I burgosuri: Kam qenë në Fier pastaj më kanë sjellë këtu, por këtu më rrezikohet jeta në këtë burg

Klodi Karaj: Po pse të transferuan në këtë burg?

I burgosuri: E kërkova vetë për më mirë, por kështu erdhën situatat.

Klodi Karaj: Nga kush të rrezikohet jeta? Nga persona të tjerë?

I burgosuri: Po

Klodi Karaj: I njeh apo...?

I burgosuri: Kam ndejt 18 ditë në grevë. Jam bërë kockë e lëkurë e prapë jam fut në grevë.