Fati i mjekëve te kjo kuti vaksinash, shikoni momentin kur ato sistemohen në frigoriferët e ISHP-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 22:31
Pasi zbarkuan nga avioni, 1170 dozat e vaksinës anti-Covid nga Pfizer u vendosën në makina të posaçme për tu nisur drejt ISHP-së në kryeqytet.
Përgjatë gjithë rrugës, makina me vaksina u shoqërua nga autokolona me makina të policisë.
Pas mbërritjes në ISHP, kutia frigoriferike me vaksinat u transportua drejt dhomës së posaçme ku ndodhen frigoriferët e ISHP-së.
Vaksinat u sistemuan në frigoriferë ku do të ruhen në temperatura -82 Gradë Celcius.
Procesi u ndoq nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
LEXO EDHE