Mima: Raportet thonë se kali është duke cofur, Programi i PD-së do t'i rregullojë shëndetin, pastaj të shohë karrocën
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Florion Mima, anëtar i kryesisë në PD u shpreh se të gjitha raportet thonë se qeveri është duke cofur, sikurse u shpreh ai.
Mima tha se programi i PD-së do të punojë që ky kalë t'i rikthehet shëndetit dhe pastaj do të merret me karrocën.
Mima: Të gjitha raportet me prestigjioze thonë se kali është duke cofur, nuk mban veten në këmbë. Programi i PD-së do të merret fillimisht me shëndetin e kalit. Do të shkurtohen kostot e energjisë elektrike, karburanti, kostot e sigurimeve shoqërore.
Më pas do të merremi me karrocën, nëse ka diçka që duhet hedhur. Ishin 300 e ca komuna dhe u bën 61 bashki. Nga 13 të punësuar u shkua në 36 mijë. Një pjesë do të shkarkohet nga karroca. Për programin e PD-së ka ide që vijnë. Do të reduktohet në mënyrë drastike karroca.